Ndërlidhjet

Facebook: Shtohet siguria e të dhënave personale


Rrjeti më i popullarizuar shoqëror në Internet, Facebook, ka shpallur se po e shton sigurinë e të dhënave personale të shkëmbyera ndërmjet afro 500 milionë anëtarëve të këtij rrjeti.

Kjo çështje është aktualizuar gjatë muajve të fundit për shkak të shqetësimeve se faqja Facebook u mundëson keqbërësve dhe kriminelëve në Internet, për të realizuar përfitime nga informatat për përdorues, pa dijen e tyre.

Mark Zuckerberg nga kompania Facebook, thotë se ndryshimet do të shpallen gjatë javëve të ardhshme, me ç’rast përdoruesve do tu jepen mjete të fuqishme për mbrojtjen e informacioneve personale.
XS
SM
MD
LG