Ndërlidhjet

SHBA e Gjermania mbështesin masat kufizuese ndaj tregjeve



Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gaitner, tha në Berlin se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë dakord për rëndësinë e masave që kufizojnë dhe kontrollojnë rrezikun në tregjet financiare. Gaitner mirëpriti reagimin gjerman lidhur me krizën financiare globale dhe atë në eurozonë, duke shtuar se SHBA-të “janë plotësisht të angazhuara për një qasje globale”.

Gaitner dhe homologu i tij gjerman, Volfgang Shauble folën gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Berlin.
XS
SM
MD
LG