Ndërlidhjet

Seuli zhvillon ushtrime ushtarake



Anijet luftarake të Koresë së Jugut kanë zhvilluar gjatë ditës një stërvitje ushtarake të madhe. Ushtrimet vijnë një javë pas akuzave të Seulit se Koreja e Veriut ka sulmuar me torpedo anijen ushtarake jugkoreane, nga fundosja e së cilës humbën jetën 46 marinarë.

Penjani kishte tërhequr vërejtjen se ushtrimet e Koresë së Jugut do ta sillnin gadishullin korean në prag të luftës.

Një grup hetuesish ndërkombëtarë për incidentin e muajit mars arritën në përfundimin se torpedoja që shkaktoi mbytjen e anijes jugkoreane ishte prodhim i Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG