Ndërlidhjet

San Martin: Në Sarajevë të shohim drejt së ardhmes



Takimi i Sarajevës që do të mbahet më 2 qershor është takimi i parë i këtyre përmasave gjatë dekadës së fundit, tha ambasadori i Spanjës në Bosnje. Spanja ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian.

“Është koha të përpiqemi e të shohim çfarë kemi bërë, çfarë duhet bërë, cilat janë gabimet dhe cilat janë sukseset tona”, tha ambasadori spanjoll, Alehandro San Martin.

Bazuar në të gjitha këto duhet të marrim vendimet për të ardhmen”, tha San Martin.

Më tej ambasadori spanjoll shtoi se “nuk duam të vazhdojmë të flasim rreth asaj se çfarë ndodhi në këtë rajon në vitet e ’90-ta. Duam të flasim për atë që do të ndodhë në vitin 2010, 2020 e 2030”.

Komentet e ambasadorit spanjoll u bënë gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Reuters.
XS
SM
MD
LG