Persona të armatosur kanë vrarë katë oficerë policie gjatë sulmit të sotëm ndaj një makine të forcave të rendit. Sulmi ndodhi në qytetin Kueta të Pakistanit.
Incidentet e dhunshme janë shtuar në Kueta dhe në përgjithësi në rajonin e Baluçistanit, që është kufi me Afganistanin dhe Iranin.
Forcat pakistaneze të sigurisë prej kohësh janë përfshirë në përleshje të armatosura me militantët.