Ndërlidhjet

Indi: Maoistët përgjegjës për përplasjen e trenit, 71 të vrarë


Policia e Indisë thotë se kryengritësit maoistë janë përgjegjës për përplasjen e trenit në shtetin Bengali Perëndimor, nga i cili sot u vranë së paku 71 vetë dhe janë plagosur afro 200 të tjerë.

Shefi i policisë në këtë shtet, Bhupinder Singh, tha se “është qartas rast i sabotimit” dhe shtoi se “maoistët e bënë këtë”.

Incidenti filloi me daljen nga binarët të një treni, i cili pastaj u godit nga një tren tjetër.

Territori ku ndodhi përplasja konsiderohet se është bazë e kryengritësve Maoistë të Indisë, të cilët raportohet se i kanë shtuar sulmet gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG