Ndërlidhjet

Inter, Real: Arrihet marrëveshja për Murinjon


Klubet e futbollit, Inter Milano dhe Real Madridi, kanë arritur marrëveshjen në vlerë prej 9 milionë dollarësh, që i lejon Hoze Murinjos, që të bëhet trainer i ekipit nga Madridi, raporton AP.

Duke u mbështetur në faqen e klubit italian në Internet, raportohet se sot presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ishte në Milano për takim me kolegun e tij nga Interi, Masimo Morati, para se të kthehej në kryeqytetin spanjoll.

Zoti Perez tha se “nuk e dij se kur do të arrij Murinjo, por jam i sigurt se ai do të jetë traineri ynë”.
XS
SM
MD
LG