Ndërlidhjet

BE: Mirëpritet marrëveshja për moszgjerim atomik


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, e ka përshëndetur marrëveshjen e aritur në Kombet e Bashkuara për moszgjerim bërthamor.

Ajo vlerësoi se Deklarata e Konferencës për Rishikim të Marrëveshjes për Moszgjerim, “përmban një plan aksional me tri shtylla: çarmatimi, moszgjerimi dhe përdorimi paqësor i energjisë atomike”.

189 vende të Marrëveshjes për moszgjerim u pajtuan me konsensus për deklaratën, në mbyllje të Konferencës në Nju Jork, që zgjati pothuajse një muaj.

Në Deklaratë përfshihet thirrja për bisedime në vitin 2012, për ndaljen e armatimit bërthamor dhe të armatimit për shkatërrim në masë në Lindjen e Mesme. Pritet që rivalët Irani dhe Izraeli do të marrin pjesë në këto bisedime.

Në Deklaratën 28 faqëshe, poashtu, bëhet thirrje për pesë shtetet, që njihen se kanë armatim atomik, pra Birtania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të përkushtohen për përshpejtimin e shkurtimeve të armatimit bërthamor.

Por, në dokument nuk është përcaktuar ndonjë afat i qëndrueshëm kohor për këto pesë shtete për bërjen e reduktimeve.
XS
SM
MD
LG