Ndërlidhjet

Sarajevë: Liderët ballkanikë kërkojnë zgjerim të BE-së


Liderët e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor thonë se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk e ka shkaktuar krizën financiare, prandaj procesi nuk duhet të ndalet.

Presidentët e Bosnjës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, në takimin e tyre në Sarajevë, u pajtuan se interes i tyre i përbashkët strategjik, është anëtarësimi në BE dhe se ata do ta ndihmojnë njëri-tjetrin, që individualisht të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Ata, poashtu, kërkuan nga ministrat e jashtëm të BE-së, që në samitin e javës së ardhshme në Sarajevë, ta riafirmojnë përkushtimin e tyre për pranimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian këmbëngul se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, nëse dëshirojnë të anëtarësohen në BE.
XS
SM
MD
LG