Ndërlidhjet

Çeki: Mundësi e koalicionit të partive të djathta


Republika e Çekisë duket se do ta ketë një qeveri të koalicionit të djathtë, pasi rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve, që përfunduan sot pasdite, tregojnë se partitë e spektrit të djathtë kanë mundësi ta krijojnë qeverinë, pavarësisht se Social Demokratët (ÇSSD), parti e majtë, kanë fituar më së shumti vota.

Sipas Entit të Statistikës së Çekisë, pritet që Social Demokratët t’i fitojnë 57 vende, ndërsa partia e Qytetarëve Demokratë (ODS) do t’i ketë 51 vende në parlamentin prej 200 deputetësh. Mëtutje, ky ent parasheh që partia TOP 09 t’i ketë 41, Komunistët 26, ndërsa partia e re Çështjet Publike (VV) do t’i ketë 25 vende deputetësh.

Mendohet se partitë e spektrit të djathtë, ODS, TOP 09 dhe VV mund ta formojnë koalicionin e fortë qeverisës.

Pritet që rezultatet zyrtare do të shpallen më vonë.
XS
SM
MD
LG