Ndërlidhjet

Hyseni kërkon nga Tanzania njohjen e Kosovës


Ministri i jashtëm Skender Hyseni, ka kërkuar që Tanzania ta njohë Kosovën. Këtë kërkesë ai e bëri sot në takimin me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Bernard Kamilius Membe, në Nicë të Francës, njoftoi ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Hyseni theksoi se njohja nga Tanzania do të ishte e rëndësishme për konsolidimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Ministri Membe theksoi se Tanzania është duke e shqyrtuar seriozisht njohjen e Kosovës.

Në Nicë të Francës mbahet Konferenca Ministrore e Organizatës së Frankofonisë.
XS
SM
MD
LG