Ndërlidhjet

Kolumbia zgjedh presidentin e ri


Qytetarët e Kolumbisë sot votojnë për presidentin e ri që do ta zëvendësojë Alvaro Uriben, i cili është dashur të tërhiqej, pasi, sipas Gjykatës Kushtetuese, ai nuk mund të marrë një mandat të tretë.

Në mesin e nëntë kandidatëve presidencialë janë edhe dy favoritët: ish-ministri i Mbrojtjes, Huan Manuel Santos, dhe ish-kreybashkiaku i Bogotës, Antanas Mokus.

Sondazhet e opinionit tregojnë se asnjëri nga favoritët nuk do të fitojë mbi 50 për qind të votave, që janë të nevojshme për të shmangur raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahej më 20 qershor.
XS
SM
MD
LG