Ndërlidhjet

Doganat bullgare konfiskojnë mbi 40 kg drogë


Autoritetet e Doganave bullgare kanë kapur në kufi me Turqinë 41.1 kg heroinë, në vlerë prej 2.7 milionë eurosh, gjë që paraqet konfiskimin më të madh në Bullgari që nga fillimi i vitit.

Droga thuhet se është gjetur gjatë natës së kaluar, në një automjet me targa turke, që po udhëtonte për në Rumani.

Njoftohet se pas sekuestrimit, udhëtarët, që të dy shtetas turq, janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG