Ndërlidhjet

Manastir: Mbahet konferenca për integrimin e rajonit në NATO


Në Manastir të Maqedonisë sonte fillon konferenca dyditore për integrimin e vendeve të Evropës juglindore në NATO.

Sipas organizatorëve, temë e konferencës do të jetë rëndësia e integrimit të vendeve të rajonit në NATO, si dhe perspektiva rajonale.

Në konferencë do të marrin pjesë ministrant e Mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Turqisë, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Mikpritës i takimit do të jetë ministri maqedonas i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.

Në listën e pjesëmarrësve nuk figuron Kosova.
XS
SM
MD
LG