Ndërlidhjet

Fitore e Sakashvilit në zgjedhjet lokale?


Sondazhet e hershme tregojnë se Lëvizja Kombëtare e presidentit Mikhael Sakashvili ka fituar 60 për qind të votave në garën për këshillat lokalë në Tbilisi, dhe se kryetari i tanishëm i kryeqytetit gjerogjian, Gigi Ugulava, është rizgjedhur.

Presidenti Sakashvili tha se votimet e sotme e vënë Gjerogjinë në rrugë të mbarë.

“Gjeorgjia është kthyer në rrugën evropiane. Gjerogjia është kthyer në rrugën e zhvillimit ekonomik. Ne kemi bërë pothuajse mrekulli në këtë drejtim”, tha Sakashvili.

Zgjedhjet e sotme ishin të parat që nga konflikti i armatosur Gjeorgji-Rusi në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG