Ndërlidhjet

Jerusalem: Raportohet për sulme izraelite ndaj flotës së ndihmave


Raportohet se luftanijet izraelite sot e kanë sulmuar së paku njërën prej gjashtë anijeve me aktivistë pro palestinezë dhe me ndihma për Gazën e bllokuar.

Kanali satelitor televiziv, Al-Xhazira, raportoi me telefon nga një anije turke, që e udhëhiqte flotën, se forcat e marinës izraelit kanë shtënë në anije duke e plagosur kapitenin dhe janë futur në palubë.

Rrjeti televiziv turk, NTV, poashtu, ka raportuar për të shtëna dhe marrjen e anijes nga ana e Izraelit, ndërsa raportohet për së paku dy të vrarë.

Këto raporte arritën pak para agimit, derisa flota është ende larg nga brigjet e Gazës.

Ushtria izraelite ka refuzuar të komentoj lidhur me këto raporte. Izraeli ka deklaruar se nuk do të lejoj anijet që të arrijnë në Gaza.
XS
SM
MD
LG