Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar britanik


Ministria e mbrojtjes e Britanisë njoftoi se një pjesëtar i saj është vrarë në pjesën jugore të Afganistanit.

Ushtari u vra mbrëmë vonë nga një eksplodim, derisa ishte në patrullim në provincën Helmand, ku është e vendosur pjesa më e madhe e 9500 trupave britanike, që luftojnë kundër militantëve talibanë.

Me këtë vrasje, numri i ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan prej vitit 2001, arriti në 289.
XS
SM
MD
LG