Ndërlidhjet

Prishtinë: Institucionet zotohen për luftë kundër korrupcionit


Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e vendit kanë nisur të intensifikojnë punën e përbashkët në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeministri Hashim Thaçi, tha se rolin udhëheqës do ta ketë ekzekutivi kosovar.

“Beteja kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive negative do të jetë e gjerë, në të gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa, kjo betejë do të udhëhiqet prej institucioneve kosovare me rolin lehtësues, monitorues dhe mbështetës të EULEX-it”, tha Thaçi.

Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, theksoi se prokuroria kosovare ka filluar të punojë lidhur me rastet e korrupsionit dhe do të vazhdojë punën në këtë drejtim në mënyrë permanente.

Misioni EULEX, ndërkohë, vazhdon të zhvillojë hetime lidhur në raste korruptive, që thuhet se përfshijnë edhe nivelin qeveritar.
XS
SM
MD
LG