Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev sot i ka pritur zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në qytetin jugor rus Rostov në Don në një samit dyditor, i cili pos tjerash pritet t'i adresojë çështjet e heqjes së vizave për qytetarët e Rusisë në vendet e BE-së.
Rusia disa vite po kërkon heqjen e regjimit të vizave vite, por ekspertët thonë se samiti që filloi punimet sot, do të prodhojë "Partneritet për Modernizim", i cili mund të shënojë pikë kthesë në raportet BE-Rusi.
Ekonomia gjithashtu është në agjendë, meqë BE-ja është partneri më i madh tregtar i Rusisë, ndërsa 80 % e të gjitha investimeve në Rusi janë nga vendet e BE-së.