Ndërlidhjet

Moskë: Filloi samiti Rusi – Bashkimi Evropian


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, e kanë hapur samitin e tyre në qytetin rus, Rostov në Don.

Presidenti Medvedev tha se në takime do të diskutohet për një varg të çështjeve, prej ekonomisë e deri te siguria globale evropiane dhe programi bërthamor i Iranit.

Në agjendë është edhe çështja e vizave për shtetasit rusë që udhëtojnë në BE.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se samiti po mbahet në periudhën kur Evropa është në situatë të vështirë derisa po “monovron për tu bërë bashkim më i fortë”.
XS
SM
MD
LG