Ndërlidhjet

Turqi: Dërgohen aeroplanat për kthimin e të plagosurve


Turqia thotë se i ka dërguar tre aeroplana për në Izrael, për t’i kthyer aktivistët pro-palestinezë, që janë plagosur nga sulmi vdekjeprurës i forcave të Izraelit, kundër flotës humanitare.

Pritet se me këta aeroplana do të kthehen afro 20 shtetas të Turqisë, që ishin plagosur nga ndërhyrja e komandosëve izraelitë në anijet turke.

Zyrtarët e ministrisë së jashtme në Ankara thanë se ndërhyrja izraelite mund t’i “dëmtoj pakthyeshëm” raportet Turqi – Izrael.
XS
SM
MD
LG