Ndërlidhjet

Suedia: Serbia në BE kur ta zgjidhë problemin me Kosovën



Ambasadori i Suedisë në Beograd, Krister Bringeus ka deklaruar se Suedia është e gatshme të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, mirëpo ka përsëritur qëndrimin se, Serbia kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk e zgjidh çështjen e marrëdhënieve me Kosovën.

“Ne sigurisht se nuk kërkojmë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe kemi respektin me të thellë për pozitën parimore të Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën. Si njeri që merret me diplomaci mund t’ju japë një këshillë praktike: Pa zgjidhjen e çështjes të marrëdhënieve me fqinjët, Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e Unionit”, ka thënë Bringeus për mediat serbe.


XS
SM
MD
LG