Ndërlidhjet

Ish ministri serb hetohet për satelitin përgjues për Kosovën



Prokuroria e Beogradit akuzon ish-ministrin e Mbrojtjes të Federatës serbo-malazeze Prvoslav Daviniq për abuzime me detyrën. Ai akuzohet në lidhje me një kontratë që ka firmosur në Paris më 2005 me një firmë izraelite për përdorimin e një sateliti përgjues, me vlerë 45 milionë eurosh.

Daviniq në atë kohë ish ministër i Mbrojtjes i Federatës serbo malazeze, akuzohet se ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë izraelite ImageSat pa autorizimin e nevojshëm.

Marrëveshja kishte të bënte me përdorimin e një sateliti përgjues që do të mbikëqyrte kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës, e cila në atë kohë ende nuk kishte shpallur pavarësinë.

Beogradi ndërmori proces gjyqësor në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit në Paris në 2008, por padia u rrëzua dhe Serbia është dënuar për të paguar 36 milionë euro kompanisë Image Sat.

Ish-ministri Daviniq ka tetë ditë kohë për të prezantuar mbrotjen e tij kundër akuzës për abuzim.

XS
SM
MD
LG