Ndërlidhjet

Komision për krimet e luftës në ish Jugosllavi


Ka nisur fushata mediale për themelimin e Komisionit rajonal KOMRA, i cili pretendon të nxjerrë të vërtetën për viktimat e luftës gjatë viteve 1991-2001 në territorin e ish Jugosllavisë.

KOMRA do të ketë selinë në Sarajevë dhe do të përbëhet nga 20 anëtarë, të cilët do të jenë nga Bosnja, Kroacia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Sllovenia.

Udhëheqësi i Zyrës së Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Bekim Blakaj, ka thënë në një konferencë për gazetarë se komisioni KOMRA, do të ndihmojë që të ndërpritet “praktika e mosndëshkueshmërisë të kryesve të veprave dhe që t’i kthehet dinjiteti familjeve dhe viktimave”.

Në Kosovë figurojnë ende mbi 1800 të zhdukur, ndërsa në tërë rajonin rreth 17 mijë. Ndërkaq, në luftërat e ish Jugosllavisë, në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë persona, ndërsa në tërë rajonin rreth 120 mijë.
XS
SM
MD
LG