Ndërlidhjet

Takohen Sejdiu dhe Moisiu



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti sot ish-presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, të cilin e falënderoi për mbështetjen që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Republika e Shqipërisë ka qenë mbështetëse e natyrshme e përpjekjeve tona për çlirimin dhe për zhvillimin e vendit dhe ne na gëzon fakti se kjo mbështetje nuk na ka munguar asnjëherë, as nga pozita, as nga opozita, pavarësisht kush e ka qeverisur Shqipërinë”, tha Sejdiu.

Moisiu e vlerësoi progresin e përgjithshëm që është bërë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

“Pavarësia e Kosovës po dëshmohet si një faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon”, tha ai.

Sipas Moisiut, e ardhmja e dy vendeve, pa dyshim, është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG