Ndërlidhjet

Europarlamentari e quan vrasës ministrin iranian



Ministri i Jashtëm iranian, Manuçer Motaki u quajt vrasës nga një anëtar i Parlamentit Evropian pak çaste pasi hyri në sallë.

Konservatori britanik Struan Stivenson mbante një fotografi të Neda Aga Soltan, studente e vrarë në protestat pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të qershorit, dhe tha se Motaki ishte vrasës.

Disa deputetë tjerë nga Italia, Spanja dhe Estonia iu bashkuan Stivensonit për të protestuar kundër pranisë së Motakit në seancën e mbyllur të komitetit për politikë të jashtme.
XS
SM
MD
LG