Ndërlidhjet

SHBA: Hetime kriminale për derdhjen e naftës



Prokurori i përgjithshëm i SHBA, Erik Holder, tha se zyra e tij ka hapur hetime kriminale ndaj kompanisë BP për derdhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës.

Holder tha se agjencitë federale, përfshirë FBI, do të përfshihendhe “nëse gjejmë sjellje të jashtëligjshme, do të detyrohemi të përgjigjemi”, tha Holder.

Më herët, presidenti Barak Obama tha se planet e Shteteve të Bashkuara për shpime tjera në Gji do të pezullohen deri sa të bëhet hetimi i plotë i ngjarjeve, dhe i aksidentit që shkaktoi derdhjen e naftës.
XS
SM
MD
LG