Ndërlidhjet

Turqia kërkon nga SHBA të dënojë Izraelin



Turqia dëshiron që Shtetet e Bashkuara të dënojnë vërsuljen e Izraelit në flotilën me ndihma humanitare që përfundoi me vrasjen e nëntë aktivistëve nga ushtarët izraelitë.

Para takimit me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, tha se Turqia është zhgënjyer me përgjigjen e administratës Obama ndaj vërsuljes.

Më herët, kryeministri Rexhep Taip Erdogan akuzoi Izraelin se ka kryer “masakër të përgjakshme” në anijen turke që përpiqej të dërgojë ndihma humanitare në Gaza.
XS
SM
MD
LG