Ndërlidhjet

Erdogan dhe Obama biseduan për sulmin izraelit



Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar në bisedën telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, se Izraeli rrezikon "të humbë mikun e vetëm në rajon" pas sulmit të komandove izraelite në konvojin e anijeve humanitare që lundronin në Gaza, ku e humbën jetën nëntë vetë.

Erdogan e ka thënë këtë në bisedën që mbrëmë e ka zhvilluar me presidentin Obama, thuhet në njoftimin nga kabineti i kryeministirt turk.

Në komunikatë theksohet se pozita e Izraelit në Lindjen e Mesme do të "varet nga veprimet e tij në të ardhmen".

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, Obama e ka përsëritur mbështetjen e SHBA-ve për zbatimin e "hetimit të besueshëm, të paanshëm dhe transparent rreth ngjarjeve të ndërlidhura me këtë tragjedi".

Presidenti amerikan ka theksuar se "është me rëndësi të gjendet mënyra më e mirë për dërgimin e ndihmave humanitare banorëve në Gaza, e cila nuk do të rrezikonte sigurinë e Izraelit".
XS
SM
MD
LG