Ndërlidhjet

Izraeli liroi mbi 400 aktivistë



Izraeli tha se ka liruar 400 nga më shumë se 600 aktivistët që u ndaluan në flotiljen humanitare që lundronte për në Gaza.

Zëdhënësja e Shërbimit të Burgjeve të Izraelit tha se rreth 450 aktivistë e lëshuan burgun në qytetin jugor Bersheba.

Në mesin e tyre janë 123 shtetas nga vendet arabe, përfshirë Jordania dhe Kuvajti, të cilët me autobusë u dërguan në Jordani.

Pjesa tjetër e aktivistëve të liruar u transportuan sot në aeroportin ndërkomnbëtar në Tel Aviv për t'u deportuar jashtë vendit.

Shumica janë turq, që u morën nga dy aeroplanë të Turqisë në terminalin e aeroportit.

Autoritetet izraelite pritet t'i lirojnë edhe 186 aktivistë të tjerë nga burgu në Bersheba.
XS
SM
MD
LG