Ndërlidhjet

Ban Ki-mun: Menjëherë të tërhiqet bllokada e Izraelit


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka kërkuar nga Izraeli, që menjëherë ta tërheq bllokadën e tij në Rripin e Gazës, në mënyrë që ndihmat humanitare të mund të hyjnë në këtë territor.

- Tragjedia vetëm e thekson problemin serioz. Mbyllja e gjatë e Rripit të Gazës është e paqëndrueshme dhe e gabuar. Ajo i dënon civilët e pafajshëm. Autoritetet e Izraelit duhet ta tërheqin menjëherë, tha Ban Ki-mun.

Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka mbrojtur bllokadën, duke thënë se ajo është e nevojshme për parandalimin e kontrabandimit të raketave dhe të armatimit tjetër në Rripin e Gazës, nga Irani dhe të tjerët. Ai theksoi se Izraeli nuk ka pasur zgjidhje tjetër pos ta ndalë flotën.

Në Gjenevë, Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, me shumicë votash ka vendosur për ndërmarrjen e hetimeve ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, kanë votuar kundër këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG