Ndërlidhjet

Rusi: Militantët po bëjnë komplot kundër Olimpiadës


Shefi i shërbimit shtetëror të Rusisë, Aleksander Bortnikov, tha se militasntët po synojnë sabotimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2014, në Soçi të Detit të Zi.

Mëtutje, gjatë një konference për siguri në qytetin rus, Jekaterinburg, ai theksoi se “kërcënimi nga aktet terroriste po shndërrohet në faktor, që ushtron ndikim serioz në vendim marrjen politike”.

Qyteti Soçi, gjendet jo larg rajonit të trazuar rus të Kaukazit Verior, ku sulmet e grupeve kryengritëse kundër zyrtarëve janë të shpeshta.
XS
SM
MD
LG