Ndërlidhjet

Mitrovicë: Tri arrestime


Autoritetet e rendit në Mitrovicë kanë njoftuar se në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ka pasur një shpërtim dhe të shtëna me armë automatike.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës, thuhet se kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin V.Nikiq, të përkatësisë etnike serbe, duke lëvizur nëpër rrugë me armë automatike në dorë.

Në ndërlidhje me të shtënat, policia ka arrestuar edhe dy shqiptarë, S.Peci dhe Xh.Nuhi.

“Të tre të dyshuarit, njihen në mes vete, janë banorë të Lagjes së Boshnjakëve”, thuhet në njoftimin e policisë, në të cilën përjashtohet mundësia e kualifikimit të këtij akti kriminal si rast me prapavijë ndëretnike
XS
SM
MD
LG