Ndërlidhjet

Thaçi takon Ahtisaarin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Finlandë me ish-presidentin, Martti Ahtisaari, ka njoftuar kabineti i zotit Thaçi.

Në një njoftim për mediat, kryeministri Thaçi citohet të ketë thënë se “Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar me përgjegjësinë e tyre të plotë, për t'i jetësuar të gjitha obligimet e tyre në procesin e shtet-ndërtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”.

Ndërkaq, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, në po të njëjtin njoftim, citohet të ketë “shprehur bindjen e tij të plotë se propozimi i tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën” dhe se ai “vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë së Kosovës”.

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë ditës, do të takohet edhe me kryeministrin finlandez, Matti Vanhanen, dhe ministrin e Jashtëm, Alexander Stubb.
XS
SM
MD
LG