Ndërlidhjet

Kina refuzon vizitën e Gejtsit


Pekini thotë se nuk ka ende plane rreth vizitës së ministrit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gejts, i cili, sipas zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, këtë javë do të vizitonte Kinën.

“Ne i japim rëndësi bashkëpunimit ushtarak të dy ministrive, por ende nuk është bërë asnjë aranzhim konkret”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Xhijang Ju.

Gejts kishte planifikuar të vizitonte Kinën pas konferencës vjetore për sigurinë në Azi, që u mbajt këtë javë në Singapor, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morel.

Por, sipas një zyrtari të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-ve, Gejts ka hequr dorë nga ato plane, pasi Pekini i ka bërë me dije se “nuk është momenti i përshtatshëm” për vizitë.

Kina dhe Shtetet e Bashkura, në fillimi të vitit, kanë pasur një seri mosmarrëveshjesh, që kanë përkeqësuar marrëdhëniet mes tyre.

Pekini ka pezulluar të gjitha shkëmbimet dypalëshe ushtarake me SHBA-të, në shenjë proteste për shitjen e armëve amerikane Tajvanit, një ishull ky i ndarë nga Kina që në vitin 1949, por që kjo e fundit e konsideron territor të sajin.
XS
SM
MD
LG