Ndërlidhjet

SHBA: Deportohet ish ushtari serb i Bosnjes



Një serb e ka humbur shtetësinë amerikane dhe është deportuar në Serbi për shkak se ka dështuar t’ua zbulojë autoriteteve të Shteteve të Bashkuara rolin e tij në krimet e luftës në vitet 1992-1995 gjatë luftës në Bosnje.

Departamenti i Drejtësisë tha se Jadranko Gostiç, 47 vjeç, është deportuar në Serbi të martën.

Sipas gjykatës, Gostiç e kishte fshehur shërbimin e tij në Brigadën e Zvornikut të armatës serbe të Bosnjes kur ishte pyetur nga shërbimi i imigracionit për shërbimin e tij ushtarak.

Ai u akuzua në vitin 2006 për deklarata të rrejshme gjatë aplikimit për shtetësi amerikane.

Tribunalet ndërkombëtare kanë gjetur se disa njësite të brigadës së Zvornikut kishin marrë pjesë në krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG