Ndërlidhjet

Naoto Kan kryeministër i ri i Japonisë



Naoto Kan është emëruar kryeministër i ri i Japonisë.

Kan sot i fitoi zgjedhjet për kryetar të ri të Partisë Demokratike në pushtet.

Meqë partia kontrollon dhomën e ulët të parlamentit, pritet se ligjvënësit do ta votojnë kryeministrin e ri.

Kan ka qenë ministër i financave dhe zv/kryeministër në qeverinë e Jukio Hatojamas, i cili dha dorëheqje në fillim të javës sepse i ra popullariteti pasi e ndryshoi qëndrimin e tij ndaj çështjes së ndjeshme të bazës ajrore amerikane në ujdhesën Okinava.

Hatojama ishte tetë muaj në krye të qeverisë.
XS
SM
MD
LG