Ndërlidhjet

BE dhe Pakistani zotohen për bashkëpunim më të mirë


Bashkimi Evropian dhe Pakistani u zotuan sot për të përmirësuar bashkëpunimin e tyre përmes një plani pesëvjeçar, që përfshin iniciativa të përbashkëta në fushën e sigurisë rajonale, tregtisë, zhvillimit dhe luftës kundër terrorizmit.

Por, të dyja palët, në samitin e tyre të dytë në Bruksel, dështuan të dalin me ndonjë të arritur më të madhe sa i përket liberalizimit të tregtisë bilaterale.

BE-ja tha se do ta rrisë ndihmën e saj për rindërtime në zonat e shkatërruara në Pakistan, nga 50 milionë në 75 milionë euro në vit.

Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Pakistanit dhe donatori më i madh i ndihmave.
XS
SM
MD
LG