Ndërlidhjet

SHBA: Xhejms Klaper emërohet shef i inteligjencës



Presidenti amerikan Barak Obama e ka nominuar Xhejms Klaper për drejtor të ri të inteligjencës.

Klaper, i cili është nënsekretar i mbrojtjes për inteligjencë dhe gjeneral i pensionuar i Forcave Ajrore, vjen në vend të Denis Bler.

Bler u largua nga posti i drejtorit të inteligjencës kombëtare në muajin maj, pas shqetësimeve lidhur me sulmin e dështuar me automjet bombë në Nju Jork, dhe përpjekjen për të hedhur në erë aeroplanin e udhëtarëve në ditën e Krishtlindjeve.

Posti u krijua në vitin 2004 për të koordinuar punën e 16 agjencive amerikane të zbulimit.
XS
SM
MD
LG