Ndërlidhjet

Izrael: Fillon dëbimi i aktivistëve palestinezë


Izraeli i ka filluar procedurat e deportimit të 19 aktivistëve pro palestinezë dhe anëtarëve të ekuipazhit, nga anija e cila u zu nga marina izraelite, derisa ajo përpiqej ta shkilte bllokadën e Rripit të Gazës.

Raportohet se afro 11 aktivistë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit, janë pajtuar që të dëbohen në vendet e tyre, derisa disa të tjerë mund të ballafaqohen me procese gjyqësore në Izrael.

Komandot izraelite dje depërtuan në anijen në pronësi irlandeze, “Rachel Corrie”, duke e parandaluar atë që të arrijë në Gaza dhe e dërguan atë në portin izraelit, Ashdod.

Sipas raporteve, zënia e anijes 1200 tonëshe, është bërë pa dhunë.

Izraeli po ballafaqohet me dënim ndërkombëtar prej se nëntë vetë u vranë, shumica prej tyre shtetas të Turqisë, kur komandot izraelite depërtuan në një anije tjetër në fillim të kësaj jave.
XS
SM
MD
LG