Ndërlidhjet

Vatikan: Ekstremizmi islamik kërcënim për të krishterët


Vatikani tha se “rryma ekstremiste” e dalur nga ngritja e islamizmit politik, është shndërruar në kërcënim për të krishterët, që jetojnë në Lindjen e Mesme.

Në një letër punuese, të publikuar sot, Vatikani tha se me rritjen e fundamentalizmit islamik, sulmet kundër të krishterëve janë shtuar pothuajse çdokund.

Poashtu, thuhet se islami politik në shoqëritë arabe, turke dhe iraniane, dhe rrymat ekstremiste, janë “qartaz kërcënim për çdokend, si për të krishterët ashtu edhe për myslimanët”.

Në këtë dokument të Vatikanit, pretendohet se myslimanët shpeshherë nuk bëjnë dallim ndërmjet religjionit dhe politikës, që rrjedhimisht e ulë nivelin e të krishterëve në një pozicion të rrezikshëm, që të konsiderohen joshtetas, përkundër faktit se ata ishin shtetas të vendeve të tyre, gjatë para ngritjes së islamit.
XS
SM
MD
LG