Ndërlidhjet

Nju Jork: Dy personat e arrestuar akuzohen për terrorizëm


Dy personat e arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Xhon F. Kenedi” në Nju Jork, sot janë akuzuar për konspiracion për të kryer akt të terrorizmit ndërkombëtar.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se ata kishin për qëllim t’i bashkoheshin grupit xhihadist në Somali dhe për t’i vfrarë amerikanët tejoqeanit.

Personat Mohamed Mahmood Alessa, 20 vjeçar, dhe Carlos Eduardo Almonte, 24 vjeçar, ishin ndaluar të shtunën, para se ndaras të fluturonin për Egjipt dhe pastaj të vazhdonin për Somali.

Ata nesër do të paraqiten para një gjykate federale në Nju Xhersi.

Zyrtarët amerikanë të drejtësisë thanë se agjentët shtetërorë dhe federalë kishin zhvilluar hetime ndaj këtyre dy personave, prej vitit 2006.
XS
SM
MD
LG