Ndërlidhjet

Oren: Izraeli do ta refuzoj hetimin ndërkombëtar


Ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara, Majkël Oren, tha se Izraeli do ta refuzoj propozimin, që komisioni ndërkombëtar t’i hetoj zhvillimet lidhur me ndërhyrjen e ushtrisë izraelite në anijet, që synonin shkeljen e bllokadës në Rripin e Gazës.

Ambasadori Oren i tha televizionit amerikan se Izraeli ka aftësi dhe të drejtë që vetë të zhvilloj hetime për ushtrinë e tij.

Ai poashtu theksoi se Izraeli nuk do të kërkoj falje për incidentin e së hënës, kur u vranë 9 aktivistë pro palestinezë. Tetë prej tyre ishin shtetas të Turqisë, ndërsa njëri kishte shtetësi të dyfishtë amerikano-turke.

Nga ana tjetër, Izraeli i ka dëbuar shtatë aktivistë, që me një anije tjetër kishin provuar ta thejnë bllokadën e Rripit të Gazës nga Izraeli. Ata ishin në mesin e 11 aktivistëve dhe 8 anëtarëve të ekuipazhit, që ishin arrestuar pasi dje trupat izraelite e kishin marrë kontrollin ndaj anijes.

Aktivisti nga Malajzia, Ahmet Faiz al-Azumo, që ishte në këtë anije, tha se “dëshirojmë që e gjithë bota të ngritet dhe të kërkoj ndaljen e embargos”, në mënyrë që populli në Gaza të jetoj sikur njerëzit e tjerë në botë.

Bllokada izraelite e Gazës filloi në vitin 2007, pasi kontrollin ndaj këtij territori e mori lëvizja islamiste Hamas.
XS
SM
MD
LG