Ndërlidhjet

Slloveni: Po marrëveshjes kufitare me Kroacinë


Votuesit e Sllovenisë e kanë miratuar marrëveshjen për kontestin kufitar me Kroacinë me arbitrim ndërkombëtar.

Sipas fletëvotimeve të numëruara, 51.5% e votuesve janë përcaktuar për marrëveshje, e cila është nënshkruar nëntorin e kaluar dhe tashmë është ratifikuar në Kroaci.

Sipas marrëveshjes për arbitrim kufitar, një ekip ndërkombëtar do ta zgjidhë kontestin për kufirin tokësor dhe detar.

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor vlerësoi se ky është “sukses i madh për Slloveninë”, ndërsa kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha se ajo parashikon se nuk do të ketë aksion të mëtejmë slloven për ta penguar rrugën e Zagrebit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG