Ndërlidhjet

Amano: Irani s'ka bashkëpunuar me ANEB



Programi bërthamor i Iranit është në krye të agjendës së takimit një javor të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që sot filloi në Vjenë.

Kreu i agjencisë, Jukija Amano, i tha bordit se Irani ka refuzuar të bashkëpunojë me agjencinë.

“Derisa agjencia vazhdon t’i verifikojë materialet bërthamore të deklaruara, Irani ende nuk e ka ofruar bashkëpunimin e nevojshëm që t’i lejojë agjencisë të konfirmojë se të gjitha materialet bërthamore në Iran janë për aktivitete paqësore”, tha Amano.

Në raportin e fundit të agjencisë thuhet se Irani ka prodhuar afro 6 kg uranium të pasuruar në shkallë të lartë, gjoja për reaktorin mjekësor kërkimor.
XS
SM
MD
LG