Ndërlidhjet

Bajden: SHBA kërkojnë 'rrugë të reja' për Gazën



Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë “rrugë të reja” për ta adresuar situatën humanitare, ekonomike dhe të sigurisë në Gazën e bllokuar nga Izraeli, pas vërsuljes vdekjeprurëse izraelite në një anije humanitare.

Bajden i bëri këto komente pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak në Sharm El-Sheik.

Takimi u ralizua një javë pas operacionit detar të aleatit amerikan, Izraelit, në anijen humanitare që ishte nisur në Gaza.

Egjipti është ndër vendet e para arabe që nënshkroi marrëveshje paqësore me Izraelin, dhe është aleat jetik i Shteteve të Bashkuara në rajon.
XS
SM
MD
LG