Ndërlidhjet

Rusi: Mbi 1 milion të vdekur nga heroina afgane



Kreu i kontrollit federal të narkotikëve në Rusi, Viktor Ivanov, tha se heroina e trafikuar nga Afganistani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se një milionë njerëzve në dhjetë vitet e fundit.

Ivanov tha se më shumë se 16 milionë njerëz janë prekur.

Autoritetet e Rusisë vazhdimisht i kanë ngritur shqetësimet rreth trafikimit të drogës nga Afganistani, prodhuesi më i madh i heroinës.

Moska thotë se rreth 30 mijë rusë kanë vdekur vitin e kaluar nga përdorimi i drogës afgane.

Kremlini poashtu i ka kritikuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara kundër narkotikëve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG