Ndërlidhjet

Rasmusen kundër reduktimit të buxhetit të mbrojtjes



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen i paralajmëroi qeveritë e vendeve anëtare të aleancës kundër përpjekjeve për të kufizuar buxhetin e mbrojtjes.

“Fundja, prosperiteti ekonomik varet gjithashtu nga siguria”, u tha Rasmusen gazetarëve në konferencën mujore për shtyp.

Ai tha se vetë aleanca do të shkurtojë 1.5 miliardë euro nga buxheti i vet duke përmirësuar auditimin dhe do të bëjë “një numër reduktimesh të mëdha të anëtarëve të komiteteve në këtë organizatë”.
XS
SM
MD
LG