Ndërlidhjet

BE kërkon pushtet t'i ndëshkojë qeveritë për borxhet



Presidenti i Bashkimit Evropian tha se vendet e BE-së duan të jenë në gjendje t’i shtojnë sanksionet kundër qeverive, të cilat i rritin borxhet apo i lënë ekonomitë e tyre të jenë më pak konkurruese.

Herman Van Rompuj tha se ministrat e financave të BE-së, në takimin në Bruksel, gjithashtu e kanë mbështetur idenë për t’i diskutuar planet e buxheteve kombëtare me njëri tjetrin, përpara se të kërkojnë miratimin nga parlamentet e tyre.

Ndërkohë, ministrat e 16 vendeve të eurozonës i kanë finalizuar planet për të grumbulluar 440 miliardë euro për t’u huazuar vendeve të eurozonës, të cilat mund të zhyten në problemet e borxheve si Greqia.
XS
SM
MD
LG