Ndërlidhjet

Turqia kërkon rajoni t'i bëjë trysni të fortë Izraelit



Turqia do të kërkojë sot mbështetjen e fqinjve të saj nga Lindja e Mesme dhe Azia në samitin rajonal, që ta shtojë trysninë ndaj Izraelit për vrasjen e nëntë turqve në anijen humanitare që lundronte në Gaza.

Kryeministri Rexhep Taip Erdogan do të takohet me kryeministrin rus Vladimir Putin anash Konferencës për Ndërveprim dhe Ndërtimin e Mirëbesimit në Azi që mbahet në Stamboll.

“Përderisa Gaza vazhdon të jetë plagë që lëngon në ndërgjegjen e njeriut dhe shërben si burg i hapur, do të jetë e pamundur të vendoset paqja në Lindjen e Mesme, në Azi dhe në botë”, tha Erdogan.

Forumi pak i njohur fitoi në rëndësi prej 31 majit kur u pushtua anija “Mavi Marmara”, e cila u përpoq të depërtojë bllokadën e Izraelit në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG